Kishore Kumar Hits

Devis Xherahu - Kur gjethet bien ne vjeshte текст песни

Исполнитель: Devis Xherahu

альбом: Kur gjethet bien ne vjeshte


Kur gjethet bijn në vjeshtë dhe m'dukesh n'vaj natyr
Për ty s'mundem me heshtë, si gjethja bahem n'ftyr
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat ne Kallnur
Po del kjo kanga ime ankuse thell n'krahnur.
Ti m'ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnis, të lindi n'zemër pabesia
Ke me u pendue, por at'her ka me qen' von
Dhe tuj lotue do t'vij nermen dashnia jon.
T'kujtohen ty pranverat ah puthjet me pasion
Dhe fjalt e tua nga hera kjo zemër si harron
Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe
At'her kam me besue se sa e pabese je.
Ti m'ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnis, të lindi n'zemër pabesia
Ke me u pendue, por at'her ka me qen' von
Dhe tuj lotue do t'vij nermen dashnia jon.
Për mua lulet e verës nuk kan ma bukuri,
Jan vyshk n'qoshe t'pinxheres, të mjerat në saksi
As lot nuk kan t'i ngjallin,jan shterrur lot e rinis
Veç kur më merr mu malli, i knoj un dashuris.
Ti m'ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnis, të lindi n'zemër pabesia
Ke me u pendue, por at'her ka me qen' von
Dhe tuj lotue do t'vij nermen dashnia jon.

Поcмотреть все песни артиста

Другие альбомы исполнителя

Похожие исполнители

Poni

Исполнитель