Poni

Poni тексты песен

Исполнитель   ·  29 679 слушателей в месяц

Альбомы исполнителя

Похожие исполнители


Биография

Emri i plote eshte Shqiponja, ka lindur ne 8 NENTOR 1981, e martuar dhe me nje djale. PONI eshte emri i saj i vegjelise, i cili u zgjodh te jete njekohesisht dhe emri Artistik! E shtyre nga talenti dhe deshira per te kenduar, mbaroi shkollen e muzikes per kanto “Naim Frasheri”, Vlore dhe paralelisht eshte marre me aktivitete artistike ne Teatrin “Petro Marko”, Vlore. Festivali i Kenges Vlonjate, ka qene veprimtaria e saj e pare kur ishte ende ne bankat e shkolles. Me pas, do te hapeshin dyert e botes se muzikes, ku me zerin e saj do te terhiqte vemendjen dhe dashurine e publikut. Punoi per 2 vjet si mesuese muzike, ku femijeve nuk ju percolli thjesht mesime muzike, por ju kultivoi dashurine per muziken ne pergjithesi dhe sidomos kenget labe ne vecanti! Paralelisht me rritjen e saj profesionale duke u renditur nder kengetaret me te mira te trevave shqipfolese, ndoqi studimet dhe u diplomua ne Universitetin “Marin Barleti”, per Shkenca Politike. Ne karrieren e saj, numerohen 7 albume dhe qindra koncerte, brenda dhe jashte vendit, si: Amerike, Australi, Itali, Greqi, Gjermani, France, Norvegji, etj.