Kur të vish ti në këtë botë Do fillosh të belbëzosh Pastaj ti do të flasësh, do fillosh që të mësosh Do pyesësh ku ke lindur, për gjuhën qe flet tani Dhe unë ty do të t'them këtu je në SHQIPËRI Ku ndryshe do të flasin dhe ndryshe do përballesh S'ka modele, heronjtë e përrallës Do shohësh ti modelet që janë të korruptuar Janë ata që pa fytyrë kanë vjedhur dhe mashtruar Do shohësh ti të drejtin që për bukën po lufton Do t'i thuash ti vehtes: "ktu ka një gjë që s'shkon" Do ngresh shumë pikepyetje: "Pse nuk ka drejtësi, pse nuk ka liri, ktu në vendin tim?" S'kam ça të të them të them vetëm beso! Përpara çdo vendimi mbyll sytë edhe beso, Kur botët t'vijn'përballë ti lutu dhe beso, Beso, beso, beso, qëndro! O frymë plot zjarr thellë më pastro Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë Tik-tak flori jam prap në mikrofon Hej unë e ndiej nga ana tjetër më shikon Më kujton te paqo kur rrinim shumë vonë Aty ku nisi të shkruhej dhe historia jonë Furtunë mbas furtune, shantazhi dhe dhune Kur të tjerët ne na thonin: "Jepini fund kësaj pune!" Tjetër hit, tjetër bit tjetër erë, Të tjera kohë tjetër mode, të njëjtë përherë Frymëzim për dashurinë ndaj na dashuruan Të vërtetë për realitetin ndaj shumë na besuan Për gjithçka qe ne kaluam për gjithçka që ne jetuam Për të gjitha ato çaste ku fituam u rrëzuam Dedikimi sot për ty me një frymë i kam shkruar E sa herë ngre kokën lart unë e ndiej je me mua Dhe pse ecim në kto rrugë ku përditë më shumë mungon Por një gjë besomë e di, një ditë prapë do të të takojmë! O frymë plot zjarr thellë më pastro Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë Dhe sa herë mërzitem kur mendoj Orët nuk kalojnë Dhumbja më pushton Se ti mungon Dhe prapë dhimbja më ikën kur mendoj Më the "jeta shkon!" Kujtim e kam gjithmonë Dhe prapë besoj Kur botët t'vijn'përballë ti lutu dhe beso... O frymë plot zjarr thellë më pastro Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë