Kishore Kumar Hits

Adem Ramadani - Tamaqar e Xhymert текст песни

Исполнитель: Adem Ramadani

альбом: Kjo Dynja Si Bora N'Diell


Kjo dynja vlla gjan e gat
Tre me uj, nji hise n'that
Sa begler kjo toke ka pa
Hala kush zaptu se ka!
Ne ket' bot vlla lloj lloj njeri
Her sheh hajr e her t'zen sheri
Disa t'urt e disa t'sert
Eeejj tamaqaret e xhymert...
Ej Nji melaqe n'çdo sabah
Per xhymertin ben dua
"Jepiiii Zot atij qe jep,
Mos i jep atij qe s'jep".
Tamaqarit çka me i than
As per veti kur so kon
Me i hup malli mendt e lan
Eeeej per ta parja asht iman!
Eeej Aj dordhansi saher jep
Edhe n'koft aj vet n'gazep
Fukara edhe hajrli
Por ne zemer pasanik.
Tamaqari me asgje s'haet
Nuk ti jep as gjynahet
Per me u qajt aj asht i pari
Eeej katije si del dinari!
Eeee jAj dordhansi zemer bardh
Mysafiri do me i ardh
"Hajde bujrum" i kesh fytyra
Buk e kryp e fjale te mira.
Tamaqarit me ja reh deren
Po na e prishka mejher çeren
Shpejt e shpejt kshyr me t'hjek qafe
Eeej kur nuk t'jep hem çaj hem kafe!
Eeeeej Aj xhymerti kavaler
Nuk koritet asniher
E ka zakon e ka adet
Kur nuk ulet n'sofer vet.
Tamaqari kur s'pagun
Dreka darka han sa t'mun
Del n'çarshi me shoke shetit
Nji dinar s'don me harxhit.
Zgjedhe vlla qysh don me kan
çka te bajsh vetit ja ban
Lumi aj qe jep pa ndal
Eeeej dora e tij kuuuuurr s'ka me u tha!!!

Поcмотреть все песни артиста

Другие альбомы исполнителя

Похожие исполнители

Meda

Исполнитель